Bizneset që goditi covidi, në Maqedoninë e Veriut u mbyllën mbi 6 mijë kompani përgjatë 2020

18 Janar 2021 | 15:44

Gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut si pasojë e pandemisë Covid 19, janë mbyllur gjithsej 6214 kompani në nivel shteti, ndërsa në vetëm gjashtë muajt e parë të vitit ishin mbyllur mbi 4 mijë biznese. Shifër kjo shumë alarmante për përfaqësuesit e sektorit të biznesit, pra odave ekonomike, që thonë se pandemia ka shkatërruar tërësisht ekonominë dhe se do duhet shumë kohë derisa të rimëkëmbet

Ora policore rezultoi fatale për qindra kompani e biznese në Maqedoninë e Veriut. Të shumtë ishin ata që shkuan drejt falimentimit, duke nxjerrë në rrugë një ushtri të papunësh. Fajtore për këtë gjendje sipas Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore është Qeveria, e cila nuk ka shfrytëzuar të gjithë mekanizmat për mbajtjen gjallë të shumë bizneseve. 

“Pse themi se Qeveria nuk ka bërë shumë për faktin që nuk ka shqyrtuar gjithë mundësitë që janë në dispozicion për të gjeneruar mjete shtesë në ekonomike dhe BDP…Më të prekur janë sektori i hotelerisë e turizmit, i transportit të udhëtarëve, veprimtaritë përcjellëse pasi nëse nuk funksionon turizmi nuk funksionon as distribuimi i produkteve ushqimore prandaj edhe nuk mund të sigurojnë mjete likuide për të shlyer obligimet ndaj palëve të treta. Për këtë shkak bëjmë apel deri tek Qeveria që të bëjë presion tek bankat që të mundësojnë kredi me norma interesi më të ulëta pasi që kompanitë kanë nevojë për mjete likuide në këtë periudhë dhe mendoj se duhet të merren modelet e shteteve më të zhvilluara edhe në këtë aspekt”, thotë Drilon Iseni, drejtori OEMVP.

Bizneset nuk arritën t’i mbajnë të punësuarit, pasi fitimet e tyre nuk nxirrni të ardhura mjaftueshëm për të siguruar pagat. 

Sipas të dhënave të Agjencisë së punësimit, vetëm gjatë vitit të kaluar  për shkak të pandemisë, vendin e punës e kanë humbur mbi 40 mijë qytetarë. Ndërsa shifrat jozyrtare mund të jenë shumë më të larta për shkak se ka një numër të madh të qytetarëve të cilët kanë punuar në të zezë.

Pjesa më e madhe e personave të papunë janë nga industria e përpunimit, tregtisë, hotelerisë dhe ushqimit, ndërtimit e të tjerë. 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut deri tani ka firmosur katër paketa ekonomike, për të ndihmuar  bizneset dhe qytetarët që kanë pasur probleme me funksionimin gjatë pandemisë, por pa dhënë efekt, pasi shumat e planifikuara kanë qenë simbolike dhe jo sipas nevojave specifike të secilit biznes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026