Biznesmeni amerikan: Bashkëpunim i shëndoshë me politikanët, por jo kompromise
Biznesmeni amerikan Michael Granoff deklaroi se marrëdhëniet e tij me politikën shqiptare janë të shëndetshme, por kurrsesi nuk ka ndikuar te bizneset e tij.
“Që në fillim, kur erdhëm këtu, e kuptuam që para së gjithash do ishte e rëndësishme të qëndronim mbi politikën, të mos përziheshim me politikën,” – tha ai.
Kryetari i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve si dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim theksoi se bashkëpunimi me qeverinë ishte thelbësor, duke qenë se Shqipëria është një vend i vogël që të lidh domosdoshmërisht me qeverinë sa i takon vendimmarrjes.
“Programet tona nuk janë bërë kurrë lodra të politikës, në një vend kaq të politizuar,” – tha Granoff.
Biznesmeni sqaroi se projektet që ai merr përsipër janë në të mirë të qytetarëve dhe puna me këdo që qeveris vendin është e domosdoshme për aq kohë sa rezultati është dobi-prurës.
“Nëse shikoni suksesin e projekteve tona, kjo gjë u detyrohet shumë faktorëve. Njëri nga këta faktorë është fakti që kemi mundur të krijojmë një marrëdhënie frytdhënëse me çdo qeveri, e sinqerisht, me çdo opozitë në Shqipëri, që kur nisa të vija këtu dekada më parë. A ka përbërë kjo një ndryshim të madh? Po”– shtoi ai.
Bizneset në drejtimin e Michael Granoff fokusohen te zhvillimi i ekonomisë në sektorin privat.
“Misioni i Fondacionit është të përpiqet të promovojë objektivat e zhvillimit të sektorit privat, së pari, në një mënyrë jo-fitimprurëse. Kështu, kemi piketuar një sërë zonash ku do të përqendrohemi. Arsimimi, udhëheqja, trashëgimia kulturore, sipërmarrja. Projektet përfshihen të gjithë në portofolin tonë, që përkon me këto kategori”, deklaron ai.
Michael Granoff tha se një prej programeve të fundit është “Udhëhiq Shqipërinë”, që përpiqet të stërvisë njerëz shumë të talentuar në qeveri.
“Kjo ide erdhi nga programet e bursave të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Pra, kemi hedhur një sy nëpër botë, dhe sapo krijojmë një ide të asaj që duam të arrijmë përpiqemi të gjejmë modelet më të mira që mundemi, t’i bëjmë këta njerëz të bashkëpunojnë me ne, i sjellim këtu, dhe nuk mjaftohemi veç me transplantimin e tyre, por i përshtasim me mjedisin e tanishëm. Kjo është në fakt strategjia që përpiqemi të zbatojmë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta