Blendi Fevziu flet për herë të parë për grushtin e Berishës: Ishte e përgatitur
Gazetari Blendi Fevziu komentoi për herë të parë në një intervistë për Euronews Albania, sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës në protestën e 6 dhjetorit.
Sipas tij do të ketë një acarim të politikës shqiptare, duke iu referuar këtu edhe fjalimit të kryedemokratit sot më 8 dhjetor i cili ishte me tone më të ashpra.
“Unë nuk kam asnjë informacion, por kam një bindje se nuk është një gjë e paorganizuar në kuptimin që Sali Berisha është aty, ka 32 vjet që është vërdallë. Një person që ka një mllef mund ta godiste duke hyrë në PD, duke dalë nga PD-ja, në një nga foltoret e tij. Gjetja e ditës, pikërisht kur ishte samiti, një prej eventeve më të rëndësishme të këtyre 32 viteve në Shqipëri, gjetja e momentit kur ai po i drejtohej mbështetësve të tij që ishin numër i mjaftueshëm për të krijuar një problem, pra e gjithë përzgjedhja ose detajet të çojnë në bindjen që mund të jetë diçka e organizuar,” – u shpreh Fevziu.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit sot me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Berisha deklaroi pas sulmit se Gert Shehu është agjent i infiltruar i policisë ndërsa nëna e 31-vjeçarit në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania mohoi kategorikisht deklaratat e kreut të PD teksa theksoi se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për çrregullim bipolar. Kjo gjë u konfirmua për Euroneës Albania edhe nga mjeku i tij Sadik Lala.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar