English

Blerina Bombaj: Fëmijët në fshatra ushqehen keq, s’ka informacion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dietologia Blerina Bombaj është shprehur se fëmijët në zonat rurale ushqehen keq.

- Advertisement -

Komentet Bombaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kjo ndodh për shkak të pamundësive ekonomike dhe mosinformimit të duhur.

Ajo tha gjithashtu se në përgjithësi statusi ushqimor është i lidhur shumë me nivelin socio-ekonomik të popullatës.

“Besoj që bëhet fjalë për zona të thella të Shqipërisë, për zona rurale më shumë dhe jo zona urbane. Mendoj se bëhet fjalë për fshatra dhe zona që kanë edhe varfëri ekonomike dhe varfëri sociale ose socio-ekonomike. Sepse në përgjithësi statusi ushqimor është i lidhur shumë me nivelin socio-ekonomik të popullatës.

Po të udhëtonim në Shqipëri, me sy të lirë do të kuptonim se fëmijët e zonave të thella janë fëmijë që nuk janë shumë të zhvilluar, nuk kanë shtatlartësinë e përshtatshme për moshën dhe fëmijë të paushqyer ose nënushqyer.

Për mua është e pandarë varfëria ekonomike dhe ajo intelektuale. Mjafton të bësh një xhiro jashtë shkollës këtu 9 km larg kryeqytetit, të shikosh paketimet e hedhura në tokë për të parë sesi ushqehen fëmijët në këto zona”, tha Bombaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?