Bllokimi i porteve ukrainase, vështirësi për të eksportuar drithëra

15 Korrik 2022 | 14:28

Bllokada detare ruse në portet ukrainase të Detit të Zi ka çuar në kaos logjistik në Ukrainën perëndimore: rreth 2 dy mijë shoferë kamionësh  janë bllokuar rreth Renit, një port i vogël në brigjet e lumit të Danubit, lum kufitar që prek Ukrainën dhe Rumaninë.

 “Mendoj se para së gjithash fajtor është shteti agresor Rusia: Po të mos ishte ajo nuk do të kishim probleme , mund të kishim shkarkuar ,  gjithçka do të ishte në rregull dhe të gjithë do të kishin furnizime të mjaftueshme,” – tha Bohdan Buria, një shofer kamioni ukrainas nga Jytomyr.

Reni është një nga portet e pakta të mbetura në duart e ukrainasve  që ende funksionon: por për shkak të pajisjeve të vjetruara dhe sasisë së madhe  të drithërave që vijnë për t’u transportuar me maune, ai e ka të vështirë t’i përballojë flukset.

Porti ruman i Konstancës mund të jetë pjesë e zgjidhjes; me mbështetjen e BE-së, Rumania, Ukraina dhe gjithashtu Moldavia po përmirësojnë rrugët alternative të eksportit për Ukrainën , 20 milionë ton rezerva të drithërave të viteve të fundit janë gati ndërsa më shumë po vijnë nga korrja e këtij viti.

 “Çdo ditë fillon me një sfidë. Ne vazhdojmë të zhbllokojmë situatën me drithërat ukrainase; çdo ditë shkarkojmë mijëra tonë; nuk është një situatë e lehtë, është punë e vështirë,” – tha Mihai Sofian, një operator vinçi në Konstancë.

Në Galati kanë përfunduar punimet, por në Konstancë do të zgjasë deri në fund të vitit

 Lufta e Putinit kundër Ukrainës po bllokon eksportin e drithërave. Këtu në Detin e Zi, anijet janë në radhë. Rumania po ndihmon për të nxjerrë nga Ukraina  drithëra për botën, por a ka mbetur kohë e mjaftueshme për dërgimin e drithërave përpara se të fillojë uria në mbarë botën?

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024