Bllokohet sërish aksi Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë
8 Gusht 2024 |
19:38
Ditën e sotme ka vijuar sërish protesta e banorëve t aksit rrugor Thumanë-Kashar, një investim i qeverisë që u hap vetëm disa javë më parë.
Qytetarë të shumtë, ku dominojnë më tepër banorët e zonës kanë bllokuar të dyja kahet e rrugës për disa minuta.
Mes zhvillimeve të protestës ata kanë pasur edhe përplasje me policinë.
Nga ky konfrontim, një prej protestuesve është parë i gjakosur.
Sipas tyre, qëllimi i organizimit të kësaj proteste është që qytetarët të mund të kenë akses përmes hyrje-daljeve të autostradës.
Kjo sepse sipas tyre bëjnë dhjetëra kilometra të panevojshme për të hyrë në fshatrat e tyre, duke mos mundësuar kështu aksesin e drejtpërdrejtë të rrugës.
Lajme të Sugjeruara
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë