Bogdani: E rëndë, agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

28 Maj 2023 | 13:50

Ish-deputeti i Partisë Demorkatike tha se jo vetëm që agjentë rus po bëjnë dokumente serbe e po lëvizin në të gjithë Ballkanin, por në bazën e Nishit, punonjësit po pajisen me dokumente diplomatike të Serbisë, gjë që është edhe më e rrezikshme.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se e vetmja mënyrë për të mos u influencuar nga Rusia, është që vendet ballkanike të ndërtojnë demokraci të konsoliduar, pasi sipas tij sa më pak korrupsion të ketë një vend aq më pak ulet mundësia

“Për bazën e Nishit, punonjësit e bazës po pajisen me dokumente diplomatike të Serbisë. Por unë do thoja një pikë shumë të rëndësishme, se vërtetë duhet parë situata aktuale, por duhet parë edhe ngae ardhmja. E vetmja zgjidhje nga këto influenca të tilla, është ndërtimi i demokracive. Sa më demokraci të forta të ketë në vendet ballkanike, e sa më me pak korrupsion të jetë, aq më pak influencohen”,- tha Gert Bogdani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026