Bomba molotov drejt Bashkisë Tiranë, marrin flakë dyert dhe dritarja e godinës

11 Korrik 2024 | 22:13

Është tensionuar situata para bashkisë Tiranë ku protestues të opozitës kanë hedhur bomba molotov.

Ka qenë një thirrje e folësit të protestës para Kryeministrisë që u ka bërë thirrje protestuesve që t’i drejtohen bashkisë së Tiranës ku janë pozicionuar forcat RENEA.

Efektivët janë vendosur në gatishmëri të lartë. Ka thirrje kundër kreut të bashkisë Erion Veliaj dhe ovacione ndaj kreut të PD.

Më herët protestuesit e opozitës sulmuan me bomba molotov Kryeministrinë.

Sulmi me molotov ndaj godinës së qeverisë ndodhi intensivisht gjatë 5 minutave të para kur Berisha mori fjalën në protestë përmes një video-lidhjeje me “Zoom”.

Protesta u thirr nga opozita me moton kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe situatës ekonomike. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij akuzoi qeverinë si fajtoren e braktisjes së vendit nga ana e shqiptarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026