“Boris Johnon gënjeu”, reagon Kremlini: Nuk u kërcënua me raketa
“Ajo çfarë tha zoti Johnson është një gënjeshtër. Ose ishte një gënjeshtër e qëllimshme, por për çfarë qëllimi? Ose ishte një gënjeshtër e paqëllimshme, për aq kohë sa ai nuk e kuptoi se çfarë tha presidenti Putin”, është ky reagimi nga Kremlini zyrtar pas deklaratës së ish kryeministrit britanik Boris Johnson se u kërcënua nga Vladimir Putin se për një minutë mund të dërgonte një raketë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se nuk ka pasur “asnjë kërcënim me raketa”.
Në episodin e parë të dokumentarit të BBC Boris Johnson rrëfen bisedën e tij “shumë të gjatë” dhe “të jashtëzakonshme” me presidentin rus para pushtimit të Ukrainës.
“Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: “Boris, nuk dua të të lëndoj, por, me një raketë, do të duhej vetëm një minutë. Por unë mendoj se nga toni shumë i qetë me të cilin fliste, ai thjesht po luante së bashku me përpjekjet e mia për ta detyruar atë të negocionte”, është shprehur në dokumentar ish- kryeministri britanik.
Ai thekson se u përpoq të pengonte veprimet ushtarake ruse, duke i thënë Putin se Ukraina nuk do të bashkohej me NATO-n të paktën në të ardhmen e afërt.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve