Bosnja dhe Serbia, pjesë e nismës amerikane për sigurinë energjetike të rajonit

24 Shkurt 2026 | 21:12

Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë ndër 12 shtetet që më 24 shkurt në Uashington iu bashkuan nismës amerikane për forcimin e furnizimit energjetik të rajonit, kanë konfirmuar zyrtarë të të dyja vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se, në emër të Bosnjës, më 24 shkurt në Uashington ka nënshkruar Deklaratën e përbashkët për forcimin e sigurisë së furnizimit me gaz natyror në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Siç tha ai, bëhet fjalë për një nismë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën vendet nënshkruese – Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Bullgaria, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Moldavia, Ukraina, Kroacia dhe Sllovenia – shprehin përkushtimin e përbashkët për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit, forcimin e infrastrukturës rajonale, përmirësimin e marrëveshjeve komerciale, si dhe stabilitetin afatgjatë energjetik.

“Bëhet fjalë për të ashtuquajturin korridor vertikal, një koncept i shpërndarjes të gazit të lëngshëm natyror [LNG] përmes infrastrukturës që tashmë ekziston në Evropë ose që duhet të ndërtohet, me dëshirën dhe synimin e SHBA-së që realisht të dominojë këtë treg si në aspektin gjeopolitik, ashtu edhe në atë ekonomik, gjë që për Bosnjën dhe Hercegovinën është shumë e përshtatshme”, tha Konkoviq për REL-in.

“Ne e kemi vendin tonë në këtë nismë për shkak të interesit për ndërtimin e Ndërlidhjes Jugore, me ç’rast jo vetëm që do t’i zgjidhnim problemet tona dhe do të kishim mundësi të siguronim burime të tjera gazi, përveç atij rus, por do të bëheshim në njëfarë mënyre edhe një korridor përmes të cilit gazi LNG do të mund të transportohej drejt Evropës Juglindore dhe disa pjesëve të tjera të Evropës. Prandaj, vërtet kemi fat që ekziston interes amerikan, gjë që ekonomikisht për ne do të thotë shumë”, shtoi ai.

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, njoftoi se Serbia e ka mbështetur iniciativën e SHBA-së, e cila synon forcimin e qëndrueshmërisë së tregut të gazit natyror dhe arritjen e objektivit rajonal të sigurisë së furnizimit me gaz.

“Diskutuam mbi masat që mund të ndërmarrim për të siguruar që furnizimi me gaz të jetë i besueshëm, si harmonizimi i bursave të gazit, investimet, ndërtimi i infrastrukturës së re të gazit dhe stabiliteti afatgjatë i tregtisë me gaz natyror. Kjo nuk do të thotë të kthehemi plotësisht tek një furnizues i vetëm, por rritjen e sigurisë energjetike”, tha ajo.

Deklarata u nënshkrua në kuadër të Samitit Transatlantik për Sigurinë e Gazit, të cilin e udhëhoqën sekretari amerikan i Brendshëm Doug Burgum dhe ai i Energjisë Chris Wright.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026