Botërori 2030, Dechamps kritika organizatorëve: S’jemi gati për këtë format
Kampionati botëror i vitit 2030 do të vijë me disa ndryshime sa i përket formatit, konkretisht në shtrirjen gjeografike të tij, ku do të luhet në 6 shtete. Një vendim i tillë ka ngjallur reagim nga aktorët kryesorë të futbollit, me këta të fundit të cilët kanë kritikuar organizatorët.
Trajneri i Francës, Didier Dechamps ka pohuar se skuadrat amerikano jugore favorizohen nga FIFA.
“Nuk e di se cilat skuadra do të përfshihen në këto tri ndeshje, por kjo do të thotë se 3 ekipet e Amerikës së Jugut do të luajnë një ndeshje në shtëpi, që tashmë është një avantazh. Të tjerët do të duhet të lëvizin… Nuk e di se kush i merr vendimet, por nuk e fsheh që më pëlqejnë gjërat që janë shumë më koherente në nivel sportiv dhe fizik. Nga ana etike, mendoj se nuk jemi ende atje”, tha Dechamps.
Pak ditë më parë FIFA publikoi mënyrën e organizimit të botërorit të 2030-ës, i cili vjen si një risi, por natyrisht pritet të ndikojë dhe edicionet pasardhëse. Ai do të luhet në 6 shtete, konkretisht Argjentinë, Paraguai, Uruguai, Portugali, Spanjë dhe Marok, pra në 3 kontinente.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë