Botimi i parë jashtë Shqipërisë, Olimbi Velaj flet për vëllimin e saj poetik
Vëllimi poetik “Lumturia e të tjerëve” është libri i parë i Olimbi Velaj i botuar jashtë Shqipërisë.
Ajo e konsideron edhe një borxh që ia kishte së pari vetes dhe lexuesve të poezive të saj që nga koha kur debutoi me ciklet e para në faqet letrare të gazetave dhe revistave të Tiranës së viteve ’90.
Vëllimi “Lumturia e të tjerëve” u botua shqip-anglisht gjatë vitit 2022 nga “Aleph”, Shqipëri dhe shqip-italisht nga “Il Petrirosso”, Itali. Ky vëllim poetik u përzgjodh nga juria profesionale e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit si libër fitues i fondit të përkthimit të veprave letrare shqiptare në gjuhë të huaja dhe u sponsorizua nga fondet e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.
Poezia e Olimbi Velajt është botuar në mjaft revista letrare në gjuhën shqipe. Është botuar në 20 vende, në 18 gjuhë, në disa revista letrare dhe antologji. Ka qenë pjesëmarrëse në një numër festivalesh poetike. Kontribuon në përkthimin e poezisë.
“Shqipja është një gjuhë e vjetër dhe, referuar historisë së letërsisë shqipe, poezia është më e zhvilluar sesa proza. Në këtë kuptim secilit prej poetëve i duhet të përballet me një traditë më të ngulitur sesa ajo e prozës. I duhet të njohë mirë paraardhësit dhe të evidentohet si origjinal midis bashkëkohësve. Njëkohësisht i duhet edhe të mos mbetet vetëm në kufijtë e receptimit brendakombëtar, pra të mos komunikojë vetëm me lexuesit e shqipes. Gjithashtu dihet sa i vështirë është përkthimi i poezisë dhe sa i vështirë bëhet receptimi i autorëve që vijnë nga gjuhë ‘të vogla’. Megjithatë përkthimi në gjuhë të tjera është gjithmonë një festë për çdo poet,” – thotë Velaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:15 Aksident i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, furgoni me pasagjerë del nga rruga
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë