Bratislavë, Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

31 Maj 2023 | 11:47

Kryeministri Edi Rama “kritikoi” vonesat e anëtarësimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa mbante fjalën e tij në panelin e diskutimit mbi Ballkanin Perëndimor në Bratislavë.

Krah homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, Rama bëri një batutë duke thënë se në fillim të procesit, në një takim në Selanik të dy ishin me flokë, ndërsa tani janë qerosë.

“Në Selanik Dimitari i kishte të gjithë flokët, aty u tha që do të ishim në Bashkimin Evropian përpara se mua të më binin flokët dhe ja ku jemi. Dy burra qerosë sepse ne besuam në këto gjëra. Çfarë kemi nevojë është të jemi realistë, të vërtetë, të drejtpërdrejtë dhe kur e them këtë mendoj sa të drejtpërdrejtë mund të jenë holandezët kur kanë zgjedhje e kur duan të presësh sa të përfundojnë zgjedhjet e tyre. Ja që kështu është, na duhet të përballemi me realitetin ndërkohë që komuniteti politik evropian është i jashtëzakonshëm,” – u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nuk ka më kuptim të “zvarriten” nga fonde të IPA-s që janë më shumë ndihmë teknike apo me huatë që bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit për të cilin u pretendua se ishte dhunuar në ambientet e Bllokut të Sigurisë, duke...
21:44 | 04/07/2026

Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Fjalimet në ditën e 35-të para Kryeministrisë kanë nisur me leximin e një deklarate nga grupi organizator, e mbajtur nga Dritan Goxhaj, i cili ka...
19:52 | 04/07/2026

Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili shënon 62-vjetorin e lindjes. Me...
19:38 | 04/07/2026