Britania akuzon pesë bullgarë për spiunim për Rusinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pesë bullgarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët akuzohen se kanë spiunuar për Rusinë, kanë dalë para një gjykate më 26 shtator.

Tre burra dhe dy gra akuzohen për “konspiracion për të mbledhur informacione me qëllim që ato në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi të jenë të dobishme për një armik”, kryesisht Rusinë. Ata dyshohet se këtë vepër penale e kanë kryer mes gushtit të vitit 2020 deri në shkurt të këtij viti.

Pesë të pandehurit akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që ka kryer vëzhgime në emër të Rusisë. Shumicën e aktivitetit ata e kanë kryer jashtë Mbretërisë së Bashkuar, por koordinimin e kanë bërë brenda këtij shteti, thanë prokurorët.

- Advertisement -

Pesë të akuzuarit – Orlin Roussev, 45 vjeç, Bizer Dzhambazov, 41, Katrin Ivanova, 31, Ivan Stoyanov, 31 dhe Vanya Gaberova, 29 – dolën para gjykatës në Londër përmes videolidhjes. Ata nuk folën për akuzat, por vetëm për detajet bazike.

Të dyshuarit u arrestuan nga forcat kundër terrorizimit në shkurt.

Akuzat ndaj Roussev, Dzhambazov dhe Ivanova u ngritën në shkurt, pasi ata u gjetën se kishin dokumente false të identitetit, por lajmi për akuzat ndaj tyre nuk u bë publik deri në gusht.

Të tre të akuzuarit kishin 31 dokumente false të identitetit të Mbretërisë së Bashkuar, Bullgarisë, Francës, Italisë, Spanjës, Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Republikës Çeke.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“PS kërkon autorsinë e Reformës”- Kikia: Arsyeja pse Rama riktheu Fatmir Xhafajn

Analisti Mentor Kikia është shprehur se rikthimi i Fatmir Xhafajt në vëmendje të publikut nga PS, është bërë me qëllim që kjo forcë politike...

60 ditë dënim për opozitën? Deputetja e PS: S’do i vënë më zjarrin Parlamentit

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se vendimi për të përjashtuar me 60 ditë deputetët...

Protestat e opozitës, Lela: Nuk i është vënë zjarri Kuvendit, është një shkëndijë

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela është përplasur me deputeten socialiste Pranvera Resulaj lidhur me aksionin opozitar. I ftuar në Now me Erla Mëhillin...

TË FUNDIT

Arian Çani zbulon skenarin: Rama po bën atë që duhet, do të “rrokullisej” nëse…

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin”, se në situatën ku ndodhet kuvendi kryeministri Rama nuk mund të tërhiqet. Ai tha se në...

“Berisha ‘non grata’ i bie Ramës me flamurin e SHBA”-Çani: Doktori të takojë Putinin

Gazetari dhe moderatori Arian Çani është shprehur se nuk bën sens që ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA dhe...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×