“Britania do refuzojë të gjithë azilkërkuesit”, avokati Hasani zbulon projektligjin
Avokati Naim Hasani i ftuar në Euronews Albania tha se qeveria britanike është duke shqyrtuar një projekligj i cili do të ndalojë në mënyrë të përhershme çdo kërkesë për azil në këtë vend, nga çdo kombësi.
Avokati tha se në këtë mënyrë edhe shqiptarëve si dhe gjithë emigrantëve të cilët do duan të jetojnë në Angli do e kenë të pamundur. Sipas tij, ky projektligj ende nuk është miratuar dhe po kundërshtohet fort nga organizata të të drejtave të njeriut.
Megjithatë ai shtoi se pritet që ky projektligj të miratohet dhe nëse ndodh kështu do të jetë një nga ligjet më të rrepta në historinë e emigracionit në Britani.
“Dallimi i situatës, është se qeveria ka në parlament një projektligj, i cili do të ndalojë në mënyrë të përhershme çdo kërkesë per azil nga çdo kombësi përfshirë këtu edhe shqiptarët.
Propozimi i projektligjit i cili është për momentin në shtëpinë e lordëve do kalojë në dhomën e deputetëve dhe nëse ky miratohet pa dyshim do jetë një nga ligjet më të rrepta në historinë e emigracionit në Britani dhe nuk do të shqyrtohet asnjë kërkesë për azil nga çdo kombësi përfshirë këtu edhe qytetarët shqiptarë.
Kjo ka hasur me një kundërshtim të fortë të organizatave të të drejtave të njeriut dhe në këshillat e Europës, pasi projektligji është në kundërshtim të plotë me konventgën e të drejtave të njeriut. Megjithatë ky projektligj parashikohet të miratohet dhe të bëhet ligj në Britani”,-tha avokati Naim Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren