Brukseli propozon embargo të naftës ruse deri në fund të vitit

4 Maj 2022 | 09:40

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar të mërkurën propozimin për embargon mbarë europiane të naftës ruse, një prej burimeve kryesore të të ardhurave për Moskën.

Shtetet anëtare do të kenë gjashtë muaj kohë për t’u larguar gradualisht nga blerjet e naftës së papërpunuar ruse, e deri në fund të vitit nga blerja e të gjitha llojeve të produkteve të naftës së rafinuar.

Nafta ruse nuk do të mund të tregtohet as nëpërmjet porteve e as tubacioneve.

“Le të jemi të qartë: nuk do të jetë e lehtë. Disa shtete anëtare kanë një varësi të lartë nga nafta ruse. Por, thjesht do na duhet të punojmë më shumë mbi këtë çështje”, deklaroi Von der Leyen përpara Parlamentit Europian mëngjesin e së mërkurës.

“Do të maksimizojmë presionin ndaj Rusisë, por në të njëjtën kohë do të minimizojmë efektet anësore për ne dhe partnerët tanë në botë. Sepse për të ndihmuar Ukrainën, ekonomia jonë duhet të qëndrojë e fortë”, shtoi ajo.

Masa e fundit është pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve të BE-së.

Embargo është dënimi më i fortë i unionit, që prej fillimi të luftës në Ukrainë më 24 shkurt, lëvizje e cila privon Kremlinin nga një prej burimeve më të rëndësishme të të ardhurave.

Nga ana tjetër, masa drastike rrezikon të destabilizojë më shumë ekonominë e Europës e cila po përballet me një inflacion rekord si pasojë e konfliktit.

Bashkimi Europian është klienti kryesor i Rusisë. Unioni blen çdo ditë rreth 3,5 milionë fuçi produktesh të papërpunuara dhe të rafinuara, ndërsa vitin e shkuar shpenzoi €73 miliardë për naftën ruse.

A do të ketë masa për gazin rus?

Vendet anëtare nuk kanë arritur do të gjejnë gjuhën e përbashkët për sa i përket përdorimit të gazit rus – lëndë e cila nuk ka rënë ende pre e sanksioneve të unionit, raporton BBC.

Gjermani është e varur nga Moska, dhe sipas grafikut të mëposhtme, është blerësja kryesore e gazit rus në botë.

Vendet ku Rusia eksporton gaz

Megjithatë, BBC thekson se të dhënat e përdorura për grafikun janë nga 2020, e që prej asaj kohe Berlini e ka reduktuar përdorimin e gazit rus.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026