Budina: Duhet të kemi dy teatro, jo të shfrytëzohen interesat mafioze
Regjisori Edmond Budina deklaroi se kryeqyteti duhet të ketë dy teatro.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Budina tha se Teatri Kombëtar duhet të ndërtohej aty ku ishte, si dhe të ndërtohet një teatër i ri në një vend tjetër.
Sipas tij, trualli i Teatrit Kombëtar po shfrytëzohet për interesa mafioze.
“Pjesa tjetër në vazhdim është të ndërtohet ai teatër siç ka qenë dhe një teatër i ri në vend tjetër. Ne për këtë jemi. Ne jemi për një teatër të ri, padiskutim, por në një vend tjetër. Pse duhet të ngrihen gjithë ato kulla në qendër të Tiranës në prona publike dhe të mos ndërtohet një Teatër Kombëtar, pikërisht në qendër të Tiranës. Me truallin e Teatrit Kombëtar, këta duan të sillen si padronë”, theksoi ai.
Ditën e djeshme, dhjetëra persona u grumbulluan para godinës së Strukturës së Posaçme (SPAK), në një protestë që u thirr nga Partia Demokratike për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në protestë morën pjesë aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Ata vendosën pankarta para godinës, ku kërkojnë përgjigje nga SPAK në lidhje me çështjen e teatrit ku, sipas tyre, organi i akuzës hesht prej 3 vitesh.
Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020, pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e cila kundërshtonte prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën Trashëgimi Kulturore.
LEXONI GJITHASHTU
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat