Bullgaria bllokon rrugën europiane të RMV-së, Ibrahim Mehmeti: Goditje shumë e rëndë për vendin
Bullgaria nuk ka pranuar kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Përmes një letre drejtuar Komisionit Europian theksohet se ky kuadër nuk i siguron garancitë e nevojshme për përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bullgaria.
Gjithashtu, shteti bullgar kërkon që Maqedonia e Veriut të deklarojë se emri i saj i ri, nuk përfaqëson pretendime territoriale në rajonin gjeografik të Maqedonisë së Veriut, si dhe të mos kërkojë njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari. Vendosja e “vetos” nga Bullgaria dhe bllokimi i konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në ka shkaktuar zemërim në Shkupin zyrtar.
Analisti Ibrahim Mehmeti në një intervistë për gazetaren Bruna Çifligu në Euronews Albania tha se ky hap i Bullgarisë është një goditje e rëndë për rrugën europiane të RMV-së. Ai u shpreh se Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, por shtoi se mosplotësimi i pikave ka çuar në bllokimin e rrugës europiane.
“Padyshim se kjo është një goditje shumë e rëndë për Maqedoninë e Veriut, sepse erdhi edhe papritmas pasi para tri vitesh RMV-ja nënshkroi një marrëveshje për fqinjësinë e mirë me Bullgarinë. Është vështirë të gjendet ndonjë gabim i madh nga ana e politikës në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja ka disa pika, që kërkojnë implementimin e tyre, të cilat nuk janë bërë”, shtoi ai.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona