Burri e dhunoi për 28 vite, rrëfehet gruaja: Edhe e vdekur me atë njeri nuk kthehem
Gratë dhe vajzat në Shqipëri po ndërgjegjësohen gjithmonë e më tepër për ti thënë ‘JO’ dhunës ndaj tyre.
Kronika në vijim na njeh me historinë e trishtë të një gruaje, e cila mori guximin të largohet pas 28 viteve dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj.
Sot nga një Qendër Rehabilitimi ajo apelon që asnjë vajze apo grua të mos e duroj dhunën, por ta denoncojë pa u bërë tepër vonë.
I alkoolizuar dhe pa një punë fikse, bashkëshorti jo vetëm i merrte paratë, por e dhunonte në mënyrë sistematike.
Kjo dhunë nuk kurseu as vajzën e tyre të vetme, e cila një ditë mori guximin dhe denoncoi babain, që ishte gati t’i vriste.
Trauma, e viteve, e shoqëron edhe sot këtë grua, aq sa nuk mundet të përfundoj rrëfimin e saj.
Janë me mijëra gra që kanë përjetuar dhe përjetojnë dhunën në familje, ajo sot është më e guximshmja mes tyre, sepse prej 6 muajsh, ka vendosur të marr në dorë jetën e saj. Ka nisur rehabilitimin në qendrën për gratë dhe vajzat e dhunura, ku thotë se ka gjetur paqen që se ka patur kurrë.
Ajo kërkon nga të gjitha gratë që të mos heshtin, kur fyhen apo dhunohen nga partnerët e tyre.
E fortë për të vazhduar përpara, kjo grua rrëfen se nuk do kthehej më pas.
“Atë e kisha shumë frikë. Më kërcënoi, donte të më vriste, nuk kërkonte falje kurrë. Pinte raki, ishte shumë i dhunshëm, kisha dhunë fizike. Më kërcënonte mua, goca ikte, dilte nga shtëpia nga frika. Ikja pas saj. Të nesërmen gjasme qetësoheshe. Ktheheshim në shtëpi me frikë. Ai të vret. Më ka munguar shumë qetësia dhe dashuria. Nuk i kam pasur kurrë. Këtu e gjeta. Gratë të denoncojnë çdo rast që të kenë, të mos presin. Një orë më shumë është më e rrezikuar. E gjallë jo, por edhe e vdekur nuk kthehem më atje me atë njeri”, tha ajo për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë