Buxheti arrin 7 mld €, ekspertja Teuta Nunaj Kotroçi zbulon për çfarë do të përdoren
Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kotroçi, shpjegoi për Euronews Albania se si qeveria do e përdorë buxhetin për vitin 2024. Ajo tha se qeveria ka dy prioritete, uljen e borxhit publik dhe rritjen e pagave për administratën publike.
Ajo tha se në këtë moment qeveria favorizohet edhe nga kursi i këmbimit të euros për të ulur borxhin.
“Në buxhetin e 2024 unë do të evidentoja dy prioritete, ulja e borxhit publik dhe e dyta, rritja e pagave në sektorin publik dhe realizimi i objektivit që ka qeveria për të arritur një pagë mesatare mbi 90.000 lekë për punonjësit publik. Nëse analizojmë pjesën e borxhit publik, mund të themi se aktualisht në projekt-buxhetin për vitin 2024 qeveria parashikon një rritje të interesit të pagesës së interesave, për këtë janë parashikuar mbi 66 miliardë lekë pagesë interesash.
Thënë në mënyrë shumë të thjeshtë, kjo do të thotë se 2.7% do shkoj për pagesat e interesave, ndërkohë që vitet paraardhëse ka qenë 1.9 dhe 2.45 e produktit të brendshëm bruto. Në këtë moment qeveria favorizohet edhe nga kursi i këmbimit, pasi mund të paguajmë më pak. Këto element i japin avantazh qeverisë dhe e bëjnë që të realizojë atë objektiv që ajo ka, që borxhin publik nga 61.5% që është aktualisht, ta zbresë në 59-59.5%”,-tha ekspertja e ekonomisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet online, opozita shtyn mbledhjen e grupit
- Rritet fondi për emergjenca, ndahen 5.4 mld lekë për ndërhyrje, projekte dhe diga
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë