“Buza e re, në shërbimin tuaj!”- Si i joshin qendrat e “masazheve” klientët

21 Mars 2023 | 10:01

“Buza e re në shërbimin tuaj”, ky ishte një nga shkrimet e vendosura në postimet e një faqeje të mnjë qendre masazhi, e cila qartazi veç masazhit ofronte edhe shërbime ekstra.

“Nise ditën me energji dhe pozitivitet”, thuhet në një tjetër postim të një qendre masazhi ndërkohë që në foto është një vajzë me flokë të gjata blu e cila pozon provokuese.

Gazetarja Aida Topalli, tha për emisionin “Good Morning Albania” se ajo vetë ka tentuar të ketë një komunikim me një qendër të tillë masazhesh. E pyetur se nga arrin ta dallojë, ajo tha se këto mund të dallohen lehtësisht që nga postimet që vetë shpërndajnë nëpër rrjetet e tyre sociale.

“Kam patur komunikime me qendra masazhesh. Kam një adresë me emrin e një djali. Meqenëse kisha një ftesë nga një qendër masazhesh, e cila dukej qartazi se ofronte shërbime të tjera e vetëm masazhe jo. Po të hapim story-t , nuk janë normale.

Vajza të reja që e thonë hapur se çfarë ofrohet në këtë qendër masazhi. Edhe nga mënyra se si komunikojnë ato duket qartazi që nuk kemi të bëjmë më një qendër masazhesh serioze. Ti nuk ke nevoje t’i thuash se çfarë ofrojnë ”,- tha për Euronews Albania gazetarja Aida Topalli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024