Bylykbashi flet pas takimit me oficerët e policisë: S’firmosi asnjë masë

22 Tetor 2023 | 00:12

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykabashi, ka zbuluar detaje nga takimi që pati me oficerët e Policisë së Shtetit, në lidhje me zbatimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha.

Në fjalën e tij Bylykbashi la të kuptonte se Berisha nuk e kishte firmosur procedurën, pasi Kushtetuta parashikon që ndalimi i lëvizjes së deputetëve të vendoset nga parlamenti.

Bylykbashi theksoi se maxhoranca po përpiqet të ndalojë aksionin opozitar, duke ndaluar në mënyrë anti-kushtetuese lëvizjen e lirë jashtë Tiranës të kreut të opozitës.

“Sqaruam përfaqësuesit e policisë që rruga është vetëm përmes Kuvendit. Edhe sikur Berisha të pranonte këtë procedurë do të legalizonte një shkelje në dëm të deputetëve të kësaj legjislatore por dhe në të ardhmen. Veprimi është në kundërshtëim të Kushtetutës dhe nuk mund të legalizohet”, tha Bylykbashi.

Gjithashtu ai hodhi akuza ndaj SPAK si një instrument në dorën e maxhorancës për të arritur qëllime politike.

“Pas akteve qartazi me një sfond politik nga një instrument gjoja i drejtësisë së re, i ngritur dhe i akuzuar që në fillimet kur është ndërtuar se po ndërtohet për t’u kapur dhe përdorur politikisht, pas asaj, në shkelje flagrante të Kushtetutës, SPAK dërgon Policinë e Shtetit, e cila në fakt është organ i zbatimit të ligjit dhe jo i urdhrave politikë të Edi Ramës, dërgon Policinë e Shtetit duke kërkuar ekzekutimin e një mase që kufizon lirinë e një deputeti të republikës, zotit Sali Berisha, deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kryetar i PD.

Kufizon lirinë e tij në kundërshtim me Kushtetutën. Tashmë është praktikë e konsoliduar e parlamentit të Shqipërisë se prokuroria duhet të kërkojë leje nga Kuvendi, i cili duhet të japë autorizimin jo vetëm për arrestin, por dhe çdo lloj mase tjetër kufizimi të lirisë të çdo shtetasi shqiptar, që është deputet.

Neni 38 i Kushtetutës përcakton lirinë absolute, të cenueshme vetëm nëpërmjet një vendimi gjykate, të shtetasve shqiptare, të lëvizin të lirë në çdo pjesë të territorit të Shqipërisë.

Urdhri për detyrim paraqitje të deputetit Sali Berisha kufizon pikërisht këtë liri kushtetuese.

Po ashtu me kërkesën e SPAK dhe vendim të gjykatës, në shkelje të Kushtetutës, përsëri kufizohet një e drejtë tjetër kushtetuese. Përsëri në nenin 28, është e drejta e çdo shtetasi që lirisht të dalë nga territori i Shqipërisë.

Sigurisht nëse do kishim një vendim gjykate për një shtetas të zakonshëm, kjo do ishte e mjaftueshme, por nenin 73 i Kushtetutës, detyron që në rast të arrestit apo të çdo lloj kufizimi në çdo formë të lirisë së një deputeti, duhet të kërkohet paraprakisht miratimi i parlamentit”, tha Bylykbashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026