Çadra e Bashës futi në lojë ndërkombëtarët! Po Berisha?! E zbulon gazetari

10 Shkurt 2026 | 16:00

Gazetari Genc Burimi, në një lidhje live për Euronews Albania, foli mbi protestën kombëtare të opozitës, e cila do të mbahet sot në orën 17:00.

Sipas gazetarit, PD-ja me protestën e tretë kombëtare kërkon zgjedhje të parakohshme dhe nuk i njeh zgjedhjet e majit. Ai theksoi gjithashtu se, PD-ja që të arrijë zgjedhje të parakohshme, nevojitet një negociatë tripalëshe bashkë me ndërkombëtarët, duke marrë shembullin e Maqedonisë së Veriut.

“Kjo opozitë zgjedhjet e majit nuk i njeh. Kauza është mohimi i zgjedhjeve dhe qëllimi është të kemi zgjedhje të parakohshme. Që të vish në zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, këtë s’mund ta arrish kurrë përveçse me një negociatë tripalëshe bashkë me ndërkombëtarët, sepse Rama thotë unë kam fituar, pse duhet të bëj zgjedhje.

Këtë gjë mund ta imponojnë vetëm ndërkombëtarët. Shembull është rasti i Maqedonisë së Veriut, ku ishin ndërkombëtarët që hynë në lojë dhe u imponuan që të ketë zgjedhje.

Po ashtu, edhe çadrat pas zgjedhjeve të 2009-ës dhe çadrat e Bashës futën në lojë ndërkombëtarët. Pastaj, cili qe produkti final, kjo është gjë tjetër. Ishin pikërisht protestat me çadra që çuan Ramën dhe Berishën në Strasburg. Pse do të harxhonte kohë Strasburgu me Ramën dhe Berishën. Ishin çadrat që sollën numrin dy të Departamentit të Shtetit në Shqipëri në vitin 2017, pas çadrës së Bashës.

Ndërkohë, ndërkombëtarët sot nuk e kanë atë tendencë, por vetëm ndërmjetësim. Ti e pe fare mirë Kostën me Ramën qafë për qafë, por nuk pe ndonjë Berishë. Kjo lojë mund të prodhojë futjen më aktive të ndërkombëtarëve edhe me Kostën dhe deklaratën e Komisionit Europian.

Unë kam frikë se me këtë radikalizim, përtej PD, sepse herën e kaluar e pamë kolegen tuaj e cila qante dhe si puna e saj ke sot shumë të tjerë që do të bëjnë ndeshjen e kthimit, që duan hakmarrje, ti më provokove dhe unë kam të drejtën e provokimit. Ky është rreziku sot. Ky radikalizim i shërben PD-së dhe qëllimit të saj për zgjedhje të parakohshme, por mund të ketë më pas edhe të vrarë, si në zgjedhjet e 21 Janarit. Uroj që jo, por ata janë të ndikuar nga ajo që ndodhi herën e fundit”, u shpreh gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026