Cana: Asosacioni është ‘gogoli’ që krijoi Kurti për pushtet, tani të përballet
Asosacioni i Komunave me shumicë serbe është pjesë e planit europian për Kosovën. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian insistojnë se ai duhet diskutuar, duke shtuar se nuk do ketë kompetenca ekzekutive.
Ish-ambasadori Edon Cana, tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se Kurti duhet ta heqë mantelin e politikanit populist për t’u kthyer në shtetar në dobi të Kosovës.
Sipas tij, kurti ka ndërtuar një narrativë ‘gogol’ për asosacionin, që ka frikësuar publikun e tani i duhet të përballet me këtë gjë.
“Ky diskurs ka helmuar publikun në Kosovë, është për të ardhur keq. Kosova e ka kushtetutën e vet, në kohën kur Kurti e ka kundërshtuar të ashtuquajturën Zajednicë, SHBA ka deklaruar se asosacioni do të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Edhe në vetë marrëveshjen që Kosova ka negociuar në Bruksel thuhet se marrëveshja duhet të kalojë testin e Gjykatës Kushtetuese. Kurti ka ndërtuar narrativën, një ‘gogol’ për asosacionin për të frikësuar publikun. Ka kundërshtuar decentralizimin, kur dështoi kjo, vazhdoi me asosacionin. Duhet ta bëjmë se kjo është rruga evropiane, nuk kemi rrugë tjetër”, tha ish-ambasadori.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit
- 13:31 Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 13:29 Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet