Çani: Ja marrëveshja historike për të cilën po punon Rama që të ngeli në histori

11 Tetor 2023 | 22:37

Gazetari Arian Çani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Edi Rama me dakordësinë për rezolutën e Kosovës po punon për një ambicie shumë të madhe sesa thjesht të bjerë dakord me Kosovën.

Sipas Çanit, kryeministri do që historia të shkruajë për të si lideri i parë në Ballkan që arriti të bëhet bashkë me ‘armikun serb’.

“Rama si do të mbetet në histori? Rama po luan për post Ramën, jo për Ramën tani. Rama me këtë që po bën dhe që mund të dështojë në fund, por ai të paktën po përpiqet, të mbetet në histori si njeriu që bëri marrëveshjen e madhe me armikun e tij në Ballkan. Pra, për Ramën nuk është fare eksituese që të bjerë dakord me Kosovën, fare mo fare. Ai do që për post Ramën, historia të shkruajë ‘i pari lider në Ballkan që arriti të bëhet bashkë…’ E mbani mend? Gjermania me Francën pas luftës. Kjo që them unë mund të duket Dok Kishteske dhe utopike, por ambicia është,” – u shpreh Çani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026