Çani: Kosova ose të bëjë ushtri dhe armatoset rëndë, ose të hyjë në NATO

28 Shtator 2023 | 23:05

Gazetari Arian Çani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Kosova ose duhet të bëjë një ushtri dhe të armatoset rëndë ose të futet në NATO.

Sipas tij, sa më shumë lufta të vazhdojë në Ukrainë dhe trazirat të vijojnë në rajon aq më shumë forcohen liderët e Europës e Amerikës.

“Kosova ose duhet të bëjë ushtri dhe të armatoset rëndë ose duhet ta fusin në NATO. Nuk ka edhe në NATO jo, por edhe ushtri jo. Jemi shtator 2023, deri në tetorin tjetër ke zgjedhje amerikane, ke zgjedhje europiane, të Parlamentit Europian dhe të gjitha palët janë të interesuara që ta mbajnë gjendjen e ndezur, lufta në Ukrainë vazhdon dhe t’i shtyjnë pas këtyre zgjedhjeve dhe sa më shumë trazira të ketë në rajon, sa më shumë lufta të vazhdojë në Ukrainë, aq më shumë forcohen lidershipet e këtyre vendeve. Këtë nuk duhet ta harrojmë! Gjithmonë nga trazirat, nga gjaku, lideri bëhet më i fortë, nuk bëhet më i dobët dhe këtë e dinë. Kjo është politika reale,” – u shpreh Çani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026