Manjani zhgënjehet me Haradinajn: Duhet të ishe pro Kosovës, jo të sulmoje Albinin

28 Shtator 2023 | 22:58

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se qëndrimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj karshi Albin Kurtit në këto momente të vështira për Kosovën është i gabuar.

Sipas tij, Haradinaj nuk duhet ta përdorte këtë ngjarje për të përfituar politikisht, por duhet të ishte rreshtuar në krah të kryeministrit të vet.

“Prisja nga Ramushi, për shkak të mënyrës si është qasur në politike të ishte sot pro Kurtit dhe policisë së Kosovës. Këto janë ngjarje shumë të rënda për të bërë politike. Nuk e kemi ne në dorë të zgjedhim, ne nuk jemi qendra e botës, jemi në periferi. Duhet të përfitojmë qoftë edhe për shkak të lobimeve personale të përftojmë, po që negociohet në tryezën e BE nuk është gabim se Kosova përfiton liberalizmin e vizave. Janë populli më i izoluar në  Evropë, diçka është arritur edhe pse me gjak. Po këto janë ngjarje të mëdha që kushdo që flet shqip s’duhet t’i përdorë këto argumente për politikë, se kjo të zvogëlon, ndaj do ta këshilloja të ishte shumë më mendje hapur. Nuk është gabim t’i thotë kryeministrit jemi krah teje”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026