CDU përshëndet kryetarin e PD Lulzim Basha dhe Kuvendin e PD
CDU ka përshëndet kryetarin e PD Lulzim Basha dhe Kuvendin e PD që po zhvillohet sot, përmes një mesazhi.
Zëdhënësi i çështjeve europiane të grupit parlamentar të CDU/CSU, Gunther Krichbaum shprehet se PD përballet me tendenca përçarëse, por thekson që PD duhet të modernizohet në programin e saj si një forcë europiane.
“Shqipëria ka mjaft parti që nuk i shërbejnë vendit por interesave personale të disa apo një individi, PD ne shërbim të qytetareve. Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme që vepron sipas vlerave europiane, lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë. SPAK është kthyer tashmë në një histori të vërtetë suksesi. Nga 15 kushtet që u vendosën në mars 2020 për hapjen e negociatave, janë plotësuar vetëm katër. Kuvend Kombëtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për bashkëpunimin e ardhshëm me CDU në Gjermani. Kuvend Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD modernizohet në programin e saj si një forcë europiane. Kuvend Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD hapet dhe bëhet tërheqëse për forca të tjera në shoqërinë shqiptare. Ju uroj ju i dashur Lulzim Basha, dhe të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj, shumë suksese në këtë projekt të madh e të vështirë, por të domosdoshëm!”, tha Krichbaum.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha edhe kryetar grupi, Baçi: Lëvizje pozitive, të përballet vetë me kryeministrin
- Statuti i ri i PD, pedagogu: Basha mblodhi Kuvendin vetëm për të hequr Gaz Bardhin
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse