Basha edhe kryetar grupi, Baçi: Lëvizje pozitive, të përballet vetë me kryeministrin

2 Shtator 2023 | 11:48

Analisti Agim Baçi, në një intervistë për Euronews Albania, i cilësoi si lëvizje pozitive ndryshimet statutore që pritet të  miratohen në kuvendin e PD të thirrur nga Basha.

Ai e cilësoi si normale që kryetari i partisë merr kompetencat e grupit parlamentar, duke qenë se replikën më të forta në kuvend me kryeministrin e bën kryetari i partisë.

“Sot duhet të dëgjojmë nga Basha arsyet e rikthimit dhe cila ka qenë marrëdhënia reale me Berishën, pastaj është në dorën e demokratëve nëse do t’i bashkëngjiten apo do kemi dy pjesëza të PD. është normale që kryetari i partisë merr kompetencat e kreut të grupit parlamentar duke qenë se replikat më të forta në kuvend me kryeministër i bën kryetari. Është një lëvizje më e ndershme, ti je personi me përgjegjësi që pretendon t’i zësh vendin kryeministrit. Është një ndryshim pozitiv, nuk ka pse të fshihet pas kryetarit të grupit”,  tha Baçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026