Çeka: 8 nga 10 socialistë e vlerësojnë punën e qeverisë. Opozita, rezultat të dobët
Blendi Çeka nga MRB Data Centrum e ka komentuar sondazhet të cilat tregojnë vlerësimin e socialistëve për qeverinë këtë të premte në “Barometri” në Euronews Albania.
Sipas tij, këto sondazhe japin një sinjal pozitiv politik për qeverinë, pasi 79% e socialistëve që e kanë votuar, e vlerësojnë pozitivisht punën e bërë.
“Në nivelin e 80% unë kam përshtypjen se është një shofer shumë e lartë. Unë besoj se është prap në sinjalin pozitiv, apo lajmin e mirë për qeverinë pasi i bie që në 10 persona që kanë votuar Partinë Socialiste para dy vitesh, 5 vazhdojnë të kenë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë, vetëm 0.4 kanë qëndrim negativ dhe pjesa tjetër kanë qëndrim neutral. Kam përshtypjen se kanë shifra optimale”,-tha Çeka.
Çeka komentoi gjithashtu vlerësimin e demokratëve për opozitën, të cilët duket se janë të pakënaqur nga veprimtaria e opozitës në këto vite.
“Për opozitën ka rezultat të dobët, vlerësimi është ndoshta më i ulëti historik. Gjëja më interesante janë votuesit e PD dhe aleatët, edhe ata e vlerësojnë negativisht punën e opozitës”, tha Blendi Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta