Çela dhe Dumani vizitë në Belgjikë, takim me Prokuroren e Përgjithshme Federale

24 Nëntor 2025 | 12:07

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilluan një vizitë zyrtare dyditore në Belgjikë, ku u pritën në një takim pune nga Prokurorja e Përgjithshme Federale e Belgjikës, Ann Fransen.

Vizita u zhvillua më 18 dhe 19 nëntor në Bruksel, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve të drejtësisë së dy vendeve.

Takimi koordinues u mbajt në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese të bashkëpunimit dhe në vazhdën e kontakteve të një viti më parë në Tiranë. Diskutimet u përqendruan në çështje kyçe të luftës kundër krimit të organizuar, hetimeve financiare dhe pastrimit të parave, duke përfshirë edhe përdorimin e kriptomonedhave në aktivitete kriminale.

Palët diskutuan gjithashtu për forcimin e koordinimit në hetime dhe krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, si dhe për çështjet e ndihmës juridike, përfshirë ekzekutimin e vendimeve penale dhe letërporosive.

Të dy delegacionet vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin aktual dhe theksuan rëndësinë e zgjerimit të mëtejshëm të tij përmes shkëmbimit më të plotë të informacionit, me synim goditjen efektive të aktiviteteve kriminale që prekin të dy vendet.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe rritja e efektivitetit në zbatimin e legjislacionit antimafia, me theks të veçantë te sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale të subjekteve të hetuara ose të dënuara në Shqipëri dhe Belgjikë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026