Celibashi për 14 majin: Identifikimi dhe votimi elektronik, të mbrojtura nga sulmet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Listat e votuesve, por edhe sistemet e tjera teknologjike që do të përdoren në zgjedhjet lokale të 14 majit, janë të mbrojtura nga sulme të mundshme kibernetike.

Garancinë e dha sot Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një takimi ku u diskutua për sigurinë kibernetike të proceseve zgjedhore.

“Fakti që qoftë procesi i identifikimit elektronik, ashtu edhe i votimit elektronik nuk janë të lidhura me rrjete të jashtme, nuk lidhen me internetin, janë rrjete të mbyllura, ofron garanci maksimale në kuptim të pamundësisë për të qenë të sulmuara nga faktorë apo aktorë të tretë”, theksoi ai.

- Advertisement -

Por edhe pse për momentin sistemet janë të sigurta, Celibashi bëri thirrje që të vijohet të investohet për të rritur sigurinë kibernetike të sistemeve zgjedhore.

“Megjithatë, do të vijë koha dhe momenti që në një mënyrë ose në një tjetër, këto sisteme do të duhet të komunikojnë, duke shfrytëzuar rrjetin e internetit, minimalisht për të bërë transmetimin e rezultatit apo të dhënave përkatëse, ndaj është e rëndësisë së dorës së parë që ne të tregojmë të gjithë kujdesin e duhur përsa i përket çështjes së sigurisë”, u shpreh Celibashi.

Për zgjedhjet e ardhshme, KQZ ka kërkuar një shtim të bashkive ku do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik, por kërkesa ende nuk është miratuar nga Kuvendi.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kevin McCarthy pensionohet nga Kongresi në SHBA

Ish-udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy, ka thënë se do të pensionohet nga Kongresi, në fund të dhjetorit. McCarthy, 58-vjeçar,...

Transumanca në Shqipëri futet në UNESCO/ Margariti: Ftesë për një turizëm ndryshe

Elva Margariti ishte pasditen e kësaj të mërkure e ftuar në Euroenws Albania për të folur rreth pranimit të Transumancës në UNESCO. Tashmë shtegtimi...

“Nxirja” e arsimit nga “Pisa 2022”, Gjini: Do të ndërtojmë një plan-veprimi

Drejtoresha e Politikave Arsimore, Zamira Gjini, është shprehur se ministria është gati për të ndërtuar një plan-veprimi, pas rezultateve të dobta të arsimit shqiptar...

TË FUNDIT

Merr flakë në lëvizje autobusi me pasagjerë në Elbasan, dyshimet e para

Merr flakë një autobus me pasagjerë në hyrjen perëndimore te qytetit të Elbasanit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të...

EMRI/ Me propozim të Manjës, emërohet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Provës

Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar z. Klevis Qose, Drejtor të Përgjithshëm...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×