Celibashi: Procesi i votimit ka përfunduar, pjesëmarrja 34.37%

14 Maj 2023 | 20:21

Ilirjan Celibashi tha se procesi i votimit për zgjedhjet vendore 2023 ka përfunduar.

Kryekomisioneri doli në një konferencë për shtyp pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet vendore 2023. Kryekomisioneri njoftoi se janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.

Ai u shpreh se ka pasur pezullim të procesit në 40 Qendra Votimi duke u shprehur se është një numër më i vogël nga ai që është propaganduar nga subjektet zgjedhore.

Sipas Celibashit, nga të dhënat e pajisjes së identifikimit biometrik (PEI) pjesëmarrja përllogaritet në shifrën 34.37%.

Gjithashtu CElibashi tha se informacioni për bashkitë Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të publikohet brenda disa minutash pasi aty u votua elektronikisht.

“Procesi i votimit ka përfunduar në të gjitha qendrat e votimit. 70% e KQV-ve kanë pasur nga 7 anëtarë. Në 30 qendra votimi ëhstë rpaortuar për votim në grup, apo familjar. Në dy qendra votimi të bashkive ku u votua nëpërmejt votimit elektronik ëhstë përdorur vetëm 1 nga dy makinat.

Në 2 qendra votimi, në Elbasan është përdorur vetëm një nga dy makinat në gjithë qendrat e tjera procesi ka shkuar shumë mirë. Kemi administruar 35 denoncime. Janë të njëjtat që listuam më parë.

Sipas të dhënave të sistemit të transmetimit të të dhënave pjesëmarrja është 34.37% në ato qendra që është raportuar në mënyrë elektronike”,-tha kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026