CEO i Bankers Petroleum Albania: Projekti ambicioz që do të ndryshojë Patos-Marinzën

25 Shtator 2023 | 18:27

Kompania Bankers Petroleum Albania do nisë gjatë muajit tetor zbatimin e projektit të nxjerrjes së naftës përmes injektimin me avull. Ky zhvillim teknologjik i kompanisë është bërë i ditur nga CEO i Bankers Petroleum Albania, Huanqin Xiao, në një intervistë për ecurinë e kompanisë gjatë vitit 2022 dhe projektet që do zbatohen këtij viti.

Në fushën e Patos-Marinzës janë prodhuar gjatë vitit të kaluar rreth 540 mijë tonë naftë. Drejtuesi i Bankers Petroleum Albania shprehet sasia e naftës do të jetë e njëjtë dhe për këtë vit dhe se do të hapen 28 puse të reja.

“Kemi plane ambicioze për të nisur një projekt prodhimi përmes injektimit me avull në fushë. Gjatë gjithë vitit parashikojmë që prodhimi të mbetet në 515 mijë tonë, dhe synojmë të hapim 28 puse të reja, përfshirë 4 puse termalë. Kjo teknologji e re, e përdorur nga kompani të njohura ndërkombëtare, do të na ofrojë një mundësi të re për të rritur prodhimin e naftës në fushën e naftës së Patos-Marinzës. Nëse gjithçka shkon sipas planit, pritet që injektimi me avull të fillojë në tetor të këtij viti”, shprehet Huanqin Xiao, CEO i Bankers Petroleum Albania.

E gjithë nafta e nxjerrë në Shqipëri nga Bankers Petroleum Albania eksportohet jashtë vendit.

Drejtuesi i kompanisë thotë se fitimet do të ishin më të mëdha nëse produkti do të tregtohej në tregun vendas.

CEO i Bankers Petroleum Albania, Huanqin Xiao

“Është në interesin e Bankers të shesë produktin në tregun vendas, pasi kostoja e shitjes (përfshirë transportin dhe tarifat e tjera) do të ishin shumë më të ulëta. Megjithatë, në një situatë ku mungojnë rafineritë e mëdha, nafta bruto eksportohet. Tregjet më të rëndësishme të eksportit qëndrojnë në Europë, me Spanjën dhe Italinë që kryesojnë”, deklaron CEO i Bankers Petroleum Albania.

Luhatja e kursit të këmbimit ka ndikuar dhe në operacionet financiarë të kompanisë, duke sjellë 3 milionë dollarë humbje.

“Rreziku i tregut, i cili përfshin edhe këmbimin e valutave të huaja, është prezent kur kryhen operacione të huaja. Nafta bruto shitet në USD, ndërsa kompania ka transaksione në LEK kur paguan furnizuesit vendas, pagat për punonjësit dhe taksat. Rënia drastike e EUR dhe USD në gjysmën e parë të vitit 2023 ka pasur një ndikim negativ në kompani prej afërsisht $3 milionë”, – shprehet kreu i Bankers Petroleum Albania, Huanqin Xiao.

Veç projekteve në sektorin e nxjerrjes së Bankers Petroleum Albania ka kryer investime të rëndësishme në komunitet. Pjesë e projekteve të reja është dhe ngritja e impiantit për përpunimin e mbetjeve hidrokarbure.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Patos-Marinza është aseti më i madh për prodhimin e naftës në Shqipëri dhe për këtë arsye nuk kemi ndaluar së investuari, jo vetëm në operacionet e hidrokarbure, por edhe në mjedis dhe komunitetet përreth. Trajtimi i mbetjeve hidrokarbure është tashmë një projekt që është në zhvillim, ku aktualisht po I trajtojmë në furrat e çimentos në Fushë-Krujë. Pas marrjes të të gjitha lejeve të nevojshme nga autoritetet përkatëse, do të ngremë njësinë e trajtimit të mbetjeve hidrokarbure (pa ndikim në mjedis) në fushën e naftës së Patos-Marinza, një investim që nuk është kryer më parë në Shqipëri”, – deklaron drejtuesi i Bankers Petroleum Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026