Çerdhet dhe kopshtet hapen më 1 qershor, rregullat që nga hyrja

26 Maj 2020 | 13:28

Komitetit teknik i Ekspertëve ka miratuar udhëzuesin e Institutit të Shëndetit Publike sa i takon hapjes së çerdheve dhe kopshteve më 1 qershor. Në këtë udhëzim parashikohet se si duhet të kryhet dërgimi dhe marrja e fëmijëve si dhe distancimi shoqëror gjatë qëndrimit në kopësht dhe çerdhe.

Gjithashtu janë përcaktuar rregullat për higjienën në mjediset e kopshteve dhe çerdheve dhe deri tek dezinfektimi i lodrave si dhe rekomandohet që dërgimi i fëmijëve të bëhet nga prindërit dhe jo nga gjyshërit.

Në rregulla është përcaktuar se, në një tavolinë me 10 karrige duhet të ulen vetëm 5 fëmijë. Fëmijët e një grupi duhet të qëndrojnë në të njëjtën sallë/dhomë çdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

Fëmijët duhet të shoqërohen nga njëri prind, i cili qëndron jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1.5 m nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes ose kopshtit.

Gjithmonë fëmijët do të shoqërohen brenda institucionit nga një edukatore. Ndërsa një person i caktuar nga drejtuesi i institucionit duhet të bëjë çdo ditë matjen e temperaturës për fëmijët si dhe pastrimin e duarve me solucion higjenizues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026