Çështja e detit dhe ligji për luftën, Xhaçka diskutime me homologun grek
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është pritur sot nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias. Vizita e parë e Ministres Xhaçka në Athinë vjen pak kohë pas vizitës së ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.
Gjatë takimit të dy ministrave u disktua për referimin në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare si edhe për ligjin e luftës.
Ndërkohë Xhaçka dhe homologu vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe shkëmbyen ide për përmirësimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen. Ata diskutuan gjithashtu agresionin e paligjshëm rus kundër Ukrainës dhe ndikimin e tij në rajon.
Ministrja Xhaçka theksoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë mbështeten nga miqësia mes dy vendeve dhe popujve, partneriteti në NATO-s dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen evropiane të rajonit. Ajo nënvizoi gjithashtu faktin se të dyja vendet kanë vendosur një nivel efektiv dhe konstruktiv bashkëpunimi për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe shprehu besimin se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i dobishëm për rajonin në tërësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh