Çfarë do të bëjë SPAK për 21 janarin? Përgjigjet për Euronews Albania

24 Janar 2023 | 14:05

SPAK në një përgjigje të dhënë për Euronews Albania ka bërë me dije se kallëzimi i bërë ditën e djeshme nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja do i nënshtrohet procedurës së shortit kush prokuror do të merret me çështjen.

Në përgjigje kuptohet se do të verifikohet nëse ka elementë për kryerjen e veprave penale të pretenduara.

“Në Sekretarinë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është protokolluar në datën 23.01.2023, kallëzimi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e dates 21.01.2011. Ky kallëzim do ti nënshtrohet procedurës së shortit dhe do të trajtohet në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale”- thuhet në përgjigjen e SPAK për Euronews Albania.

Mazhoranca dorëzoi dje në SPAK një kallëzim me prova të reja për vrasjet e 21 janarit. Kallëzimi u dorëzua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka përsëritur edhe një herë sot thirrjen në drejtim të Prokurorisë së Posaçme për të marrë urgjentisht nën administrim një audio të pretenduar që është publikuar në media dhe që thuhet se pasqyron komunikimin e ‘grupit të zjarrit’ në Gardën e Republikës pak para se të bëheshin vrasjet e 21 janarit 2011. Kallëzimi është bërë konkretisht për Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit,  Lulzim Basha ish ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish komandat i Gardës.

Po ashtu dje Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur verifikimin e një materiali të publikuar në media ditët e fundit ku përmendet një audio përgjim i komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë nga plumbat e gardistëve 4 protestues të opozitës.

Të shtunën (21 janar) u bënë 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Në Prokurorinë e Tiranë vijojnë hetimet për 2 nga vrasjet që ka mbetur pa autor më 21 janar, ajo e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, ndërkohë që thirrjet që çështja t’i kalojë SPAK-ut janë intensifikuar pasi duhet hetuar krimi shtetëror dhe urdhëruesit e vrasjeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026