Çfarë do të ndodhë me mandatin e deputetit Alqi Bllako?

29 Mars 2022 | 15:47

Alqi Bllako nuk ka mbështetjen e socialistëve. Ashtu siç kanë vepruar dhe herë të tjera, rasti më i fundit me Lefter Kokën, PS mban qëndrimin se përgjegjësia është individuale.

Por cilat janë procedurat për arrestimin e një deputeti?

Pasditen e së mërkurës Këshilli i Rregullores dhe Mandateve diskuton për arrestimin e Alqi Bllakos. Deputeti socialist, nuk ka mbështetjen e partisë.

Pas dëgjimit të pretendimeve të deputetit për të cilin kërkohet arrestimi dhe përfaqësuesve të SPAK, Këshilli i Mandateve ka dy javë kohë që t’i dërgojë Kuvendit një raport.

Në të sugjerohet lejimi i arrestimit ose jo të deputetit. Por në fund e vendosin deputetët me votë në seancë plenare. Megjithatë PS nuk ka ndërmend të zgjasë procedurat.

Edhe nëse vendoset arrestimi i deputetit, ai nuk e humb mandatin menjëherë. Kjo ndodh vetëm nëse jep dorëheqjen.

Nëse nuk e bën diçka të tillë, mandatin e humb pas 6-mujash mungesa në Kuvend. Zëvendësuesi i tij është Pandeli Majko.

LEXONI GJITHASHTU:

SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS-së

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026