“Çfarë e lidh Bujar Spahiun me gylenistët”, Arapi: Ju tregoj si nisi indoktrinimi
Bujar Spahiu u rizgjodh një ditë më parë në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Publicisti Floriar Arapi tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se si ka nisur lidhja e kreut të KMSH me sektin e Gylenit.
Sipas tij sot janë në Shqipëri 18 myfti gylenistë, por vetëm 2-3 për qind e besimtarëve e kanë përqafuar këtë rrymë.
“Kjo organizatë është e bazuar në një sekt që bazohet në doktrinë, është edhe sekt edhe organizatë. Në bazë të këtij sekti është kulti i Gylenit. Gyleni sipas tyre është një njëri në nivelin e profetit, është si Mesia i pritur dhe për ta Gyleni merr urdhra drejtpërdrejt nga Zoti nëpërmjet ëndrrave që sheh me profetin. Bujar Spahiu që në ‘92 është shkolluar në Turqi dhe ka qëndruar në ato që quhen eshek evleri, në shtëpitë që bëhej trushplarja dhe indoktrinimi i këtyre gylenistëve, ka qenë edhe Skënder Brucaj dhe njerëz të tjerë. Janë brezi i parë i gylenistëve që është stërvitur në Turqi. Ndërsa 18 myftitë gylenistë që ndodhen në Shqipëri kanë dalë nga medreseja Liria në Cërrik që është hapur në ’98, duke filluar nga myftiu i Tiranës, është hapur nga organizata gyleniste dhe i shërbejnë kësaj organizate. Këta janë 2-3 për qind të besimtarëve. Nga 2010 e në vazhdim gylenistët kanë pushtuar plotësisht Komunitetin Mysliman”, tha Arapi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve