Çfarë është “darka mistike”? Katekisti tregon rëndësinë e të enjtes së madhe
Katekisti Aleksandër Dimroçi shpjegoi për “Good Morning Albanians”, rëndësinë e madhe të darkës mistike. Sipas tij, kjo darkë është kaq e rëndësishme pasi kujtohet darka ku krishti themeloi misterin e eukaristisë hyjnore, ose të kungatës së shenjtë.
“Në fakt sot është e enjtja e madhe, kemi hyrë në javën e madhe e të shenjtë siç e quajmë ne të krishterët ortodoks. Një javë e madhe në të cilën rrezatohen të gjitha ngjarjet e zotit Jezu Krisht përpara se ai të arrinte në finalizimin e misionit të tij, pra të kryqëzohej, të jepte jetën e vetë dhe ditën e tretë, të Pashkës të ringjallej.
Pra është një javë që i paraprin ditës së ngjarjes. Është shumë e rëndësishme për ne të krishterët ortodoks, sepse këto ngjarje nuk janë thjesht historike. Janë disa etapa të durimit të padrejtësisë, të vuajtjes të dhimbjes, ai i bëri të gjitha këto në mënyrë vullnetare për të dhënë gjakun e tij në kryq, ajo ngjarje që ne festojmë që kujtojmë të premten e madh edhe të shenjtë, kryqëzimin e zotit, atje ku zoti deri gjakun e tij, është një moment final i javës së madhe për të arritur më pas në ditën e tretë me ngjalljen e tij. Sot, të enjten e madhe ne kujtojmë darkën mistike.
Quhet darka mistike sepse zoti në këtë moment në këtë darkë themeloi misterin e eukaristisë hyjnore, ose të kungatës së shenjtë. Ai tha merrni e hani, ky është trupi im. Mori dhe kupën me verë, e bekoi dhe u lut e tha, pini të gjithë, ky është gjaku im, që derdhet për ju, për ndjesën e mëkateve. Në kishën ortodokse arsyeja se pse bëhet liturgjia hyjnore është ky mister, misteri i eukaristisë hyjnore”,-tha katekisti për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pogradec/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, shpëtojnë dy të moshuarit
- “5.4 mln dollarë për të dërguar mesazhe me pëllumb”, eksperti zbulon trendin e ri
- Terapistja: Shqiptarët edhe në Amerikë kanë turp të flasin për shëndetin mendor
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë