“Çfarë fsheh Bardhi?” Sefa: Pse refuzon të sjellë dokumentet e mbledhjes

14 Nëntor 2023 | 13:10

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Indrit Sefa ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse grupimi i Bardhit nuk ka asgjë për të fshehur atëherë duhet të sjellë dokumentacionin në procesin gjyqësor, e jo ta shmangin atë.

Ai tha se gjithçka që i është kërkuar grupit Bardhi është dokumentacioni që vërteton se këshilli kombëtar është mbledhur online, si dhe rregulloren ku janë bazuar për ta mbledhur online këshillin kombëtar.

“Ne kemi kërkuar palës që të sjellë të gjithë dokumentacionin ligjor që kjo mbledhje imagjinare online e këshillit kombëtar është kryer. Nuk ka asnjë  dokument që kjo mbledhje është kryer. Nuk kemi asnjë provë që është kryer.

Gjithashtu pretendohet se ka një rregullore që e lejon Këshillin Kombëtar të mblidhet online. Ne e kërkojmë këtë rregullore, ku është kjo pikë që e lejon. Nuk ekziston neni 9 pika 7, neni 9 ka 6 pika.

Ne kemi kërkuar që të paraqesin dokumentacionin ligjor që disponojnë. Nëse ata e kanë dokumentacionin ligjor, unë nuk e kuptoj përse e mbajnë të fshehtë. Ne i çuam të gjitha në procesin gjyqësor”,-tha avokati Sefa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026