Çfarë ka mbetur ende për tu bërë? Von der Leyen: Hapat janë pozitive përpara

13 Tetor 2025 | 11:22

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama është pyetur lidhur me hapat që i kanë mbetur Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE. Von der Leyen në përgjigjen e saj ndaj pyetjes së gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu u shpreh se Shqipëri ka bërë hapa pozitive.

Ajo theksoi se është e impresionuar nga dëshira e Ramës dhe popullit shqiptar për u anëtarësuar në BE. Sipas saj procesi është normal dhe po punohet akoma për reformat të cilat duhet të realizohen për tu bërë pjesë e BE-së.

“Ne të gjithë themi me të drejtë se kushti i zgjerimit bazohet në merita. Këto merita që Shqipëria që meriton janë të dukshme tani. Është një proces normal i hapjes së grup kapitujve dhe të punojmë për reformat në mënyrë që të bëheni pjese e BE-së.

Për mua është impresionuese, të shikoj shpejtësinë që kemi kaluar këto 2-3 vite. Jam e impresionuar me ju zoti kryeministër dhe popullin shqiptar që thonë po duam të bëhemi pjesë e BE-së, dhe thoni e dimë qe këto reforma janë për ne që të forcojmë demokracinë.  Hapat janë pozitive përpara dhe jam e impresionuar nga fryma që gjej në Shqipëri dhe që deri 2027 të bëheni pjesë e BE-së,” u përgjigj Von der Leyen.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës

 Kualifikimi i Kombëtares Meksikane për raundin e 16- të të Kupës së Botës 2026 solli festime masive në të gjithë vendin, por edhe tragjedi. Në Mexico City (CDMX), tre persona vdiqën nga asfiksia gjatë festimeve në Paseo de la Reforma....
18:45 | 01/07/2026

Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë

Këngëtari i njohur amerikan Chris Brown është urdhëruar nga një gjykatë në Kaliforni t’i paguajë rreth 12.9 milionë dollarë dëmshpërblim ish-punonjëses së tij, Maria Avila,...
17:59 | 01/07/2026

Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026