Çfarë kërkon OSBE-ja për zgjedhjet lokale të 2023-shit
Zgjedhjet lokale do të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshëm.
Në më pak se një vit nga zgjedhjet komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i kujtoi partive politike rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.
Pas 25 prillit, OSBE dha 23 rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor nga fillimi i fushatës deri te numërimi i votës së fundit.
Rekomandimi i parë kërkon që të rishikohet Kodi Zgjedhor për të adresuar të gjitha shqetësimet e evidentuara nga Komisioni i Venecias.
Detyra për politikën përcaktohen edhe në rekomandimet 17 dhe 14. Në këto dy pika kërkohet që të rritet kontrolli për financimet e partive dhe heqja e ndalimit të kandidimit për personat që nuk janë dënuar me vendim gjykate.
Rekomandimet 20 dhe 5 kërkojnë që të bëhen ndryshime në lidhje me rolin e mediave në fushatë.
Në fillim të shkurtit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike foli për ndryshime në reformën territoriale dhe zgjedhore, por këto ide kanë mbetur në ajër për shkak edhe të situatës së paqartë brenda kësaj partie.
Komisioneri Celibashi kërkoi nga partitë që të nisin punën, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë diskutimi në Parlament për të ndërhyrë në ligjin zgjedhor lidhur me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës