“Çfarë nuk të vret të forcon”, Rama: Tirana pret miq të mëdhenj në 16 maj

20 Shkurt 2025 | 18:05

“Çfarë nuk të vret të forcon” me këto fjalë e përfundoi kryeministri Edi Rama takimin me punonjësit e Bashkisë së Tiranës të mbajtur këtë të enjte në Sheshin Skënderbej.

Gjatë fjalës së mbajtur Rama tha se ai nuk është dakord me dërgimin në burg të kryebashkiakut Erion Veliaj pa gjyq, por sipas tij, këto janë kostot e një drejtësie që është ende në fillimet e veta të pavarësisë, ndaj siç u shpreh ai nuk mbetet tjetër “veçse të shtrëngojmë dhëmbët”.

Rama tha se ndërkohë që përgatit për zgjedhjet, Tirana ka edhe një tjetër ngjarje të rëndësishme që pritet të zhvillohet më 16 maj ku pritet të mbahet Takimi i Komunitetit Politik Europian, për të cilin kryeqyteti duhet të nisë nga përgatitjet.

“Transformimi historik i Tiranës duhet të vazhdojë me ju në pararojë. Këto muaj Bashkia e Tiranës duhet të zgjohet edhe më herët, dhe të flejë edhe më vonë. Tirana ka zgjedhje për të mbajtur në 11 maj, por ama Bashkia e Tiranës ka miq të mëdhenj për të pritur në 16 maj. Unë do jem këtu me ju dhe për ju me Tiranën, për të gjithë Shqipërinë.

Ditën dhe natën me kokën lartë, me mendjen e ndarë, me zemrën në vendin e duhur dhe bashkë me çdo shqiptar e shqiptare që flamurin nuk e ka vetëm në stadium, por e ka në zemër, në mendje dhe e ka në dritën e syve të vetë, që nga Tirana e gjithë prejardhjeve e deri te Shqipëria që sytë i ka te Tirana. Çfarë nuk të vret të forcon, ditët më të mira janë të gjitha përpara”,-tha kryeministri Rama në mbyllje të takimit me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026