Çfarë po ndodh në Hagë? Bashkëshortja e Rexhep Selimit: Takohemi dhe flasim por…
Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit që ndodhet në Hagë për krime lufte tha sekjo Gjykatë po i mban padrejtësisht në burg, ndërsa serbët janë të lirë.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo theksoi se me bashkëshortin bisedojnë çdo ditë ndërsa takohen njëherë në muaj.
Po ashtu ajo bëri me dije se flasin me video kamera.
“Ka dy vit që festa e Pavarësisë na gjen të ndarë. Gjykata në Hagë padrejtësisht po mban brenda në burg vetëm shqiptarët dhe serbët rrinë të lirë. Urojmë që fundi i kësaj gjykimi të jetë në favor të shqiptarëve. Komunikimin me Rexhën e kemi të përditshëm. Kemi vizita periodike mujore. Takohemi njëherë në muaj. Kemi komunikim dhe me video. Sipas Rexhës që më ka treguar, secili e kanë dhomën e vet, por kanë dhe një sallon të përbashkët”- tha ajo.
Më tej ajo nënvizoi se Gjykata në Hagë nuk duhet të ishte krijuar fare.
“Politika e Kosovës ishte ajo që themeloi Gjykatën në Hagë, që nuk duhej të ishte themeluar fare. Ministria e Drejtësisë bën pagesat për udhëtimin, qëndrimin fjetjen për familjarët që vizitojnë të burgosurit”-deklaroi ajo.
Ajo foli dhe për talentin e bashkëshortit të saj që është piktura.
“Unë dhe fëmijët e mi i dhamë një shtyrje Rexhës që edhe atje të merret me piktura dhe atje. Kur shkoi në Hagë i ofruan mundësi që të merrej dhe me pikturë”-përfundoi Selimi.
LEXONI GJITHASHTU:
- PS kërkon përjashtimin e deputetëve që bllokuan foltoren, dyfish të masës për Spahon
- Rrëzimi i bustit të Hoxhës, Berisha: Mesazhi i 20 shkurtit, sot më aktual se kurrë
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve