Çfarë pritet nga protesta, PD mbledh aleatët në seli: Tirana në duart e qytetarëve
Pasditen e 26 nëntorit Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj ka thirrur sërish një protestë kombëtare. Ky tubim i lajmëruar vetëm para pak ditësh nga Sali Berisha do të jetë vijim i mosbindjes civile që opozita ka nisur që prej fillimit të tetorit, ku nisën protestat dhe tensionet në Kuvend.
Pas mbledhjes me drejtuesit politik të PD, kryetarët e degëve dhe strukturave të tjera të partisë, këtë të hënë ishte radha e partive aleatë që u mblodhën në selinë blu për organizimin e protestës së 26 nëntorit.
Flamur Noka, u shpreh gjatë fjalës së tij se situata është e tillë, që tashmë duhet një reagim dhe një përgjigje edhe nga opozita.
“Tashmë është radha jonë, është radha e opozitës, është radha e shqiptarëve që të flasin. Nesër në ora 17:00 është radha e qytetarëve që Tirana të jetë nën pushtetin e tyre”, tha Noka.
Mësohet se protesta do të nisë prej orës 17:00 dhe pritet që të zgjasë disa orë gjatë mbrëmjes së 26 nëntorit. Skenari që përflitet në korridoret e selisë blu janë për një protestë të ngjashme me atë të 7 tetorit, ku për disa orë qytetarët paralizuan jetën normale brenda Unazës së Vogël të Tiranës. Do të jenë disa pika kyçe të Tiranës që do tentohen të bllokohen nga protestuesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet