“Çfarë të bën fëmija s’ta bën as Perëndia”, Kikia ironizon Balliun

18 Korrik 2023 | 22:45

Në një debat për rolin e Lulzim Bashës në shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, gazetari Mentor Kikia dhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ndanë pikëpamjet e tyre.

Sipas Balliut, ka qenë Lulzim Basha ai që iu ka bërë me dije britanikëve për lidhjet e Berishës me bandat, ndërsa në intervistën në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Kikia e ka ironizuar duke përdorur shprehjen “çfarë të bën fëmija, s’ta bën Perëndia”.

“Atë që të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia thotë populli,” – u shpreh Kikia, komenti i të cilit shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa Balliu ruajti seriozitetin duke thënë se Basha është treguar njeri pa karakter, jo vetëm përballë Berishës, por përballë demokratëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026