ChatGPT tani mund të shohë llogarinë tuaj bankare. A ia vlen rreziku?

28 Maj 2026 | 23:47

ChatGPT ka prezantuar një funksion të ri që lejon përdoruesit të lidhin llogaritë e tyre bankare dhe financiare me inteligjencën artificiale për të marrë këshilla të personalizuara mbi financat. Kompania e drejtuar nga Sam Altman, OpenAI thotë se sistemi mund të analizojë shpenzimet, kursimet, investimet dhe objektivat financiare të përdoruesit. Funksioni përdor platformën Plaid, e cila e lidhur më shumë se 12 mijë institucione financiare.

Përdoruesit mund të shohin një panel me pagesat, pasurinë neto dhe shpenzimet, ndërsa ChatGPT mund të ndihmojë në krijimin e buxheteve, planeve të kursimit dhe analizimin e investimeve. Kompania thote se istemi nuk mund të kryejë transaksione financiare apo të ketë akses në numrat e plotë të llogarive bankare.

Aktualisht, funksioni është i disponueshëm vetëm për abonentët Pro të ChatGPT dhe më vonë do të zgjerohet edhe për përdoruesit Plus. OpenAI synon që në të ardhmen të shtojë mundësi për veprime konkrete financiare përmes partnerëve të besuar.

Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se lidhja e llogarive bankare me inteligjencën artificiale mund të sjellë rreziqe për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Drejtuesja e Identity Theft Resource Center, Eva Velasquez, deklaron se teknologjia është ende shumë e re dhe pasojat e ndarjes së të dhënave nuk dihen plotësisht.

Ajo rekomandon që përdoruesit të mos lidhin drejtpërdrejt llogaritë bankare, por ta përdorin AI vetëm si mjet këshillues duke futur manualisht informacionin financiar. Ekspertet thonë se cdo lidhje shtesë dixhitale krijon një rrezik të ri për sigurinë e të dhënave personale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026