“Chelsea ekipi i zemrës”, Armando Broja, tregon rrugëtimin që fëmijë
Skuadra e Chelseas është në mes të një revolucioni, ndërsa një numër i madh lojtarësh do t’i japin lamtumirën klubit. Ardhja e teknikut Pochettino ka bërë që të ndryshojnë planet, me argjentinasin i cili ka përpiluar listën e lojtarëve të preferuar. Njëri prej tyre është Armando Broja, i cili ka rrëfyer për kanalin zyrtar të klubit emocionet.
“Nuk e mbaj mend mirë cila ndeshje ishte, por luante Chelsea në “Stamford Bridge”. Isha diku te 5-6 vjeç dhe mbaj mend që xhaxhai im më mori në një ndeshje. Ai ishte një nga arsyet pse u bëra tifoz i Chelsea, sepse ai ishte ndoshta fansi më i madh i klubit në botë. Kisha të veshur një shall dhe një kapele të Chelsea. E harrova se kush po luante sepse isha shumë i vogël, por ishte një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, kur isha në atë moshë. Ishte vërtet shumë qejf”,-tha Armando Broja.
Më tej, sulmuesi shqiptar ka treguar dhe momentin kur ka humbur rrugës drejt ‘Stamford Bridge’.
“Mbaj mend që shkova atje dhe isha shumë i ri. Nuk e dija se çfarë ndjenje ishte të shkoja në stadium. Kur isha jashtë në rrugë dhe pashë 5-6 mijë njerëz që ecnin së bashku ishte vërtet masive. Unë humba sepse isha i vogël dhe poshtë gjithë të tjerëve, kështu nuk mund të shikoja asgjë sipër të tjerëve teksa ecja. Është vërtet emocionuese kur shikon lojtarët që zbresin nga autobusi, të ecnin te tuneli, gjëra të tilla. Është e mrekullueshme kur hyn brenda në stadium”,-tha Armando Broja.
21-vjeçari ka lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave për disa muaj, ndërsa tanimë ka nisur stërvitjen për të gjetur formën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë