Chelsea, revolucion në verë! 15 lojtarë do të largohen, mes tyre edhe Broja

12 Mars 2024 | 16:16

Chelsea po regjistron një tjetër sezon negativ në Premier League, ndërsa duket se dhe Europa është larg, bazuar këtu dhe në formën aktuale të skuadrës.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në merkatot e shkuara të transferimeve, skuadra nuk po gjen veten, e për këtë arsye, pritet një revolucion. Gjithcka do të ndodhë në fund të sezonit, aty ku pjesa më e madhe e lojtarëve aktualë do të largohen, ndërsa do të ketë një rinovim total.

Një prej atyre që do të lërë vendin është kapiteni Thiago Silva, por dhe emra si Cucurrella, Chalobah, Madueke, Sterling, Ziyech si dhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Ky i fundit është në huazim tek Fulham, ku mundësitë dhe minutat kanë qenë me pikatore. Pavarësisht kontratës së firmosur nga futbollisti, që e mban lidhur me blutë, në verë do të merret vendimi përfundimtar për largimin e tij, ndërsa ruajtja e balancës ekonomike është në plan të parë nga pronari i ekipit.

15 lojtarë do të largohen, por pritet që dhe afrimet të jenë të shumta, madje nuk përjashtohen as futbollistë vlera e të cilëve është e lartë në treg. Qëllimi kryesor mbetet rikthimi në Champions League dhe lufta për titullin në Premier League, trofe të cilin nuk e fiton prej sezonit 16-17.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026